Ky dokument përmban dokumentet kryesore të strategjisë territoriale të për zhvillimin e 15 viteve të ardhshme të Bashkisë Korçë, reformuar sipas Ligjit nr. 115, datë 31.7.2014, për "Ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë".
Përmbajtja e këtij dokumenti është hartuar në përputhje me atë të parashikuar në termat e referencave sipas V.K.M. nr.670, datë 29.07.2015 "Për ngarkimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban për kryerjen e procedurave të prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit për hartimin e planeve të përgjithshme vendore deri për 26 bashki", për Lot 8 (Korçë, Pogradec) duke iu referuar V.K.M. nr. 671, datë 29.07.2015, për "Miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit", shtojca 1.
Dokumenti i Strategjisë Territoriale është strukturuar sipas Rregullores së Planifikimit dhe konsiston në dokumentin e Analizës Metabolike të territorit, që i paraprin Strategjisë Territoriale, Vizionit Strategjik e Objektivave të Zhvillimit të Bashkisë, si dhe Planin e Veprimeve Strategjike me Projektet Test për zhvillimin e terriotorit.
Për përmbushjen e nevojave aktuale të studimit dhe cilësisë së vlerësimit të gjendjes ekzistuese, përmes asistencës së studiove konsulente, janë kryer edhe analiza të tjera në ndihmë të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për bashkinë, si Anketa "Vlerësimi dhe Prioritetet e Qytetarëve" dhe Profile të Territorit të ri për Vlerësimin e Njësive Administrative.
Shkarko Dokumentin