Ky dokument përmban materialin kryesor të përdorur për Analizën dhe Vlerësimin e gjendjes ekzistuese të Bashkisë Korçë, reformuar sipas Ligjit nr. 115, datë 31.7.2014, për "Ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë".
Përmbajtja e këtij dokumenti është hartuar në përputhje me atë të parashikuar në termat e referencave sipas V.K.M. nr.670, datë 29.07.2015 "Për ngarkimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban për kryerjen e procedurave të prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit për hartimin e planeve të përgjithshme vendore deri për 26 bashki", për Lot 8 (Korçë, Pogradec) si dhe sipas V.K.M. nr. 671, datë 29.07.2015, për Miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit, shtojca 1.
Vlerësimi dhe Analiza e gjendjes ekzistuese janë strukturuar sipas Rregullores së Planifikimit dhe konsistojnë në Analizë Metabolike të Flukseve dhe Analizë e Thelluar, secila pjesë përbërëse dhe i paraprijnë përkatësisht e Dokumentit të Strategjisë Territoriale dhe Planit të Zhvillimit të Territorit.
Nisur nga njëtrajtësia e strukturës së tyre dhe integrimi në të njëjtin dokument, kapitujt në vijim paraqesin një panoramë të dhënash të cilat tentojnë të prekin çdo aspekt të mundshëm të kërkuar ose të parë si të nevojshëm për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor. Për të krijuar një panoramë sa më të qartë dhe për më shumë rrjedhshmëri në vlerësimin e detajuar të gjendjes ekzistuese, grupimi i të dhënave është bërë sipas 5 ndarjeve kryesore:
- Profili i Bashkisë
-
Veçoritë Fizike dhe Mjedisore
-
Përdorimi i Tokës dhe Infrastruktura
-
Zhvillimi Sociale dhe Ekonomik
-
Bujqësia dhe Blegtoria (kapitull plus)
-
Platforma GIS
Shumë prej çështjeve mund të preken më shumë sesa në një seksion.
Shkarko Dokumentin